A varet mbështetja europiane për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara?

schedule09:42 - 21 Nëntor, 2022

schedule 09:42 - 21 Nëntor, 2022

Nga Judy Dempsey, Carnegie Europe

Niklas Balbon, bashkëpunëtor kërkimor në institutin global të politikave (GPPI)

Mbështetja e Europës për Ukrainën nuk varet tërësisht nga Shtetet e Bashkuara – por mjafton një përçarje midis kontinenteve për të ndryshuar trajektoren e luftës. Deri më tani, politikëbërësit nga të dyja palët theksojnë se Ukraina duhet të thojë fjalën e fundit për të ardhmen e saj.

Megjithatë, çfarë ndodh nëse administrata e ardhshme e SHBA-së vendos të ndjekë vizionin e saj për transformimin e konfliktit – për shembull, duke mos ndihmuar më Ukrainën?

Ndërsa Europa ka aftësi të konsiderueshme humanitare dhe ekonomike, kompensimi i reduktimit të mbështetjes ushtarake dhe të inteligjencës amerikane duket joreale. Më e rëndësishmja, megjithatë, një ndarje transatlantike do të dobësonte masivisht pozicionin negociues të Ukrainës në lidhje me Rusinë, raporton abcnews.al.

Në të njëjtën kohë, ndërsa një skenar i ngjashëm si Afganistani për Ukrainën mund të jetë i frikshëm. Qeveritë europiane nuk trajtojnë efektivisht inflacionin e shkaktuar nga lufta dhe vështirësitë socio-ekonomike, kundërshtimi i publikut për të ndihmuar më tej Ukrainën ka të ngjarë të rritet.

Në fund, mbështetja e Europës për Kievin varet më shumë nga solidariteti i qytetarëve të saj me popullin ukrainas sesa nga lidhjet e saj me Uashingtonin.

IAN Bond drejtor i politikës së jashtme në qëndrën për Reforma Europiane

Ka tre mënyra për të kuptuar ndihmën e SHBA-së për Ukrainën në krahasim me ndihmën nga Europa.

E para ka të bëjë me mbështetjen ushtarake. Padiskutim, Shtetet e Bashkuara mund të furnizojnë më shumë dhe sisteme më të mira armësh sesa aleatët e saj – duke reflektuar pjesën disproporcionale të Amerikës në investimet në mbrojtjen e Europës.

Vendet europiane që kanë ende pajisje ish-sovjetike kanë dhënë kontribute të rëndësishme, megjithatë, dhe të tjera, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, kanë ofruar armë të afta moderne.

Aspekti i dytë është ndihma financiare: ekonomia e Ukrainës është në një situatë të dëshpëruar që vazhdon të përkeqësohet ndërsa lufta vazhdon. Megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Europa kanë ofruar shuma të ngjashme financimi dhe BE-ja ka bërë më shumë për të mbështetur refugjatët ukrainas, Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë fondet e ndihmës më shpejt.

Europianët duhet të përshpejtojnë dhe të fillojnë të planifikojnë rindërtimin e Ukrainës. Suksesi i Ukrainës, në luftë dhe paqe, është më jetik për interesat e Europës sesa për Amerikën.

John E. Herbst, drejtor i lartë i qendrës Eurasia i Këshillit Atlantik dhe ish- ambassador i SHBA-së në Ukrainë

Që nga Lufta e Dytë Botërore, siguria europiane është varur nga lidershipi dhe fuqia amerikane. Organizimi i suksesshëm i NATO-s dhe frenimi i një Bashkimi Sovjetik agresiv ishte një arritje e Amerikës, por më e rëndësishmja në konsultim me aleatët dhe partnerët.

Një shembull i kësaj lidershipi ishte vendimi i diskutueshëm me këmbënguljen e SHBA-së për të vendosur raketa bërthamore me rreze të mesme veprimi në Europë në vitet 1980, si përgjigje ndaj kërcënimit sovjetik, raporton abcnews.al.

Pas Luftës së Ftohtë, domosdoshmëria e rolit amerikan ishte evident në krizën e Ballkanit, të cilën Europa nuk ishte në gjendje ta trajtonte e vetme. E njëjta gjë është e vërtetë tani: Uashingtoni ka marrë drejtimin në reagimin ndaj sulmit të Putinit ndaj Ukrainës.

Dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë qendra e NATO-s dhe përpjekjeve globale për të ofruar furnizimet e nevojshme për Ukrainën, së pari ushtarake, por edhe, për turpin e BE-së, ndihmën ekonomike.

Disa aleatë të NATO-s – shtetet baltike, Polonia, Britania e Madhe  kanë nxitur Shtetet e Bashkuara me fjalë dhe vepra të jenë më të vendosura në këtë çështje. Ndonjëherë, kjo ka funksionuar.

Por edhe më shumë qeveri të ndrojtura – si ajo e Berlinit janë fshehur pas kujdesit të Uashingtonit për të shmangur dërgimin e armëve të premtuara dhe përmbushjen e premtimeve për të ndihmuar Ukrainën.

Megjithatë, për sa kohë që lidershipi i SHBA-së dhe mbështetja perëndimore nuk dobësohen, Ukraina do të jetë në gjendje ta zhvillojë me sukses këtë luftë.

Alexandra De Hoop Scheffer, drejtoreshë e zyrës së Parisit të Fondit Gjerman Marshall

Europianët duhet të jenë të përgatitur të përballen me presionin në rritje nga Uashingtoni për të rritur mbështetjen e tyre ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Nëse ka një gjë që europianët kanë mësuar nga zgjedhja e Donald Trump, ajo është se politika e brendshme e SHBA-së ka rëndësi dhe ndikon drejtpërdrejt në kohezionin e aleancës dhe vendimet e politikës së jashtme.

Në të vërtetë, mbështetja europiane për Ukrainën varet nga Shtetet e Bashkuara.

Për të kundërshtuar argumentet republikane në lidhje me mungesën e përfshirjes nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj, këto të fundit duhet të komunikojnë më qartë mbi ndihmën kritike që ofrojnë dhe të bashkë-drejtojnë në mënyrë proaktive në formësimin e një Plani Marshall modern për Ukrainën.

John C. Kornblum, ish ambasador i SHBA-së Gjermani

Po. Nuk ka asnjë perspektivë që europianët të jenë në gjendje të përballojnë vetëm sfidat e sigurisë ushtarake ose ekonomike. Dhe ëndrra që Europa të bëhet një fuqi globale është pikërisht kjo—një ëndërr.

Bashkëpunimi midis BE-së me NATO-n është e vetmja përgjigje e qartë. Në fakt, Shtetet e Bashkuara u ofruan europianëve pikërisht atë në 1996. Që atëherë, gatishmëria ushtarake dhe e sigurisë e Europës ka rënë në mënyrë drastike. Nuk shihet ndonjë përmirësim.

Agnieska Legucka, hulumtuese e lartë në institutin polak të çeshtjeve ndërkombëtare

Polonia dhe shtetet baltike mirëpresin përfshirjen e SHBA-së në Ukrainë për të kundërshtuar agresionin rus, por çështja është më e gjerë dhe ka të bëjë me arkitekturën e sigurisë europiane dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në ligj.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, të cilin propaganda ruse e përshkruan si një burrë të pafuqishëm, të moshuar që nuk mund të zbresë shkallët, ka zbatuar me sukses konceptin e tij “Amerika është rkthyer”, jo vetëm në Evruopë, por edhe në Azi.

Është kënaqësi për vendet e Europës Qendrore të shohin se, përballë veprimeve agresive të Putinit, amerikanët po mbështesin forcimin e krahut lindor të NATO-s. Për më tepër, shtetet baltike dhe Polonia do të mirëprisnin unitetin dhe solidaritetin euroatlantik me Ukrainën të të gjithë anëtarëve të NATO-s, duke përfshirë gjermanët dhe francezët.

Putini do të humbiste shumë nëse retorika kundër luftës e Macron dhe Scholtz do të pasohej nga furnizime me armë dhe mbështetje financiare për Ukrainën. Kjo luftë nuk ka të bëjë me interesat amerikane në Europë, por për sigurinë tonë, e cila duket se kuptohet nga Europa Qendrore, por nuk shihet plotësisht nga Europa Perëndimore, raporton abcnews.al.

Jo të gjithë në Perëndim e kuptojnë se kjo luftë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën. Putinizmi është kërcënimi më i madh për Europën që nga viti 1945.  Nëse do të kishte një konsensus për këtë, të gjithë do ta armatosnin menjëherë Ukrainën deri në dhëmbë – jo vetëm amerikanët, por edhe gjermanët, francezët, spanjollët, italianët dhe të tjerët.

John O’brenna Jean Monnet, professor i integrimit europian në Universitetin Maynooth

Po, mbështetja europiane për Ukrainën mbështetet kryesisht në mbështetjen e pakushtëzuar nga Uashingtoni për Kievin që nga 24 shkurti. Një aspekt kyç i mbështetjes ishte gatishmëria e fqinjëve europianë të Ukrainës për të pranuar një numër të madh refugjatësh.

Kjo nuk varej nga Shtetet e Bashkuara. Krahu i dytë i mbështetjes ka qenë financiar. Këtu, ka pasur dallime të theksuara midis shteteve anëtare dhe vetë BE-së.

Për sa i përket mbështetjes ushtarake, Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë larg të qënit donatori më i madh në Ukrainë. Pa angazhimin e vendosur të Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës, mbetet për tu disktuar nëse uniteti i BE-së do të ishte në të njejtën pikë që është, raporton abcnews.al.

Ndoshta, nëse Ukraina do të ishte në një pozicion më të dobët ushtarak sesa tani, disa shtete europiane mund të sugjerojnë që Kievi të bëjë lëshime të rëndësishme ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Lufta ka ekspozuar sërish kufijtë e përparimeve të sigurisë së BE-së dhe varësisë së vazhdueshme ushtarake asimetrike nga Shtetet e Bashkuara.

Nëse Putini nuk bën diçka të jashtëzakonshme në Ukrainë, si përdorimi i një arme bërthamore taktike, vendet e BE-së – me përjashtim të dukshëm të shteteve anëtare të Eropës Qendrore dhe Lindore ka të ngjarë t’ua lënë të gjithë peshën amerikanëve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!