Dëmtimet e tepërta gjatë Botërorit, Guardiola: Atyre nuk u intereson për lojtarët, faji i sistemit

schedule09:43 - 21 Nëntor, 2022

schedule 09:43 - 21 Nëntor, 2022

Kupa e Botës në Katar e cila ka startuar ditën e djeshme, do të jetë një tournament pa një numër të lartë yjesh botërorë.

Një ndër të fundit që nuk ia doli të jetë në këtë Kupë Bote, ishte ylli i Francës dhe Real Madrid, Karim Benzema.

Për këto dëmtime, Pep Guardiola ka reaguar i revoltuar duke akuzuar sistemin e atyre që drejtojnë futbollin.

“Botërori në nëntor nuk ka lidhje me këtë pjesë, me dëmtimet, lojtërët dëmtohen në sytë e të gjithë botës dhe askujt nuk i intereson. Futbollistët dëmtohen shumë pasi luajnë shpesh, mendohet vetëm për sasi dhe jo për cilësi,” u shpreh Guardiola për “Sky”.

“Këtë Botëror do ta shoh në shtëpi me një shishe vere. Nuk mund të them se kush është favorit, nuk besoj se ka favoritë, shpresoj vetëm që të fitoj ekipi që luan më mirë”, përfundoi trajneri spanjoll i Manchester City./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!