Në një aksion të policisë financiare, të mbështetur edhe nga njësi speciale për ndërhyrje të shpejtë, në fshatin Luboten, në Shkup, u sekuestrua një sasi e madhe duhani, e kontrabanduar nga vendet fqinje. Banorët vendorë akuzojnë policinë se shkatërron punën e tyre dhe pronat.
Në një aksion policor të organizuar nga policia financiare në bashkëpunim me MPB-në, forca të njësive speciale në fshatin Luboten të Shkupit është konfiskuar sasi e konsiderueshme duhani. Banorët e mbledhur në fshatin Luboten, 20 kilometra nga Shkupi, të shqetësuar nga prania e policisë reaguan ashpër. Kordoni i policisë i ka zgjuar që në pesë të mëngjesit.
Policia financiare aksion të ngjashëm sot ka zhvilluar edhe në fshatrat Haraçinë, Vizbeg dhe vende të tjera. Policia financiare aksionin e ka kryer në bazë të dyshimeve se banorët në shtëpitë e të cilëve është kryer bastisja kanë bërë kontrabandë të mallrave të akcizës dhe kanë bërë mashtrime të doganave. /ABC news Albania 24/7