Një udhëtare në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të Nju Jorkut u arrestua pasi iu zbulua kokainë me vlerë 450 mijë dollarë e fshehur në rrotat e karriges së saj me rrota.
Udhëtarja mbërriti në qytetin e Nju Jorkut nga Republika Domenikane më 10 nëntor, sipas një njoftimi për shtyp nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA.
Oficerët vunë re se rrotat në karrocën e saj me rrota nuk po rrotulloheshin dhe i bënë rreze X karriges.
Ata zbuluan një pluhur të bardhë, i cili më vonë rezultoi të ishte kokainë e fshehur në të katër rrotat, thuhet në njoftimin për shtyp.
Gjithsej policia sekuestroi 12.7 kg kokainë me një vlerë prej rreth 450,000 dollarësh, shkruan CNN.
Sipas njoftimit, gruaja u arrestua dhe u dorëzua në Hetimet e Sigurisë Kombëtare. Ajo tani po përballet me akuza federale për kontrabandë të narkotikëve./Abcnews.al/