“A janë stepur turistët shqiptarë për të vizituar Turqinë pas shpërthimit në Stamboll?, kjo ishte një nga pikat që u diskutua në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit, Endri Xhafo, mbrëmjen e së premtes
Kryetari i Shoqatës së Tur-operatorëve, Besnik Vathi, mnë një lidhje me Skype me “Log.”, u shpreh se kjo ngjarje nuk ka ndikuar aspak tejk qytetarët shqiptarë.
Sipas tij në përgjithësi në Ballkan situata që lidhen me ngjarje të tilla nuk ndikojnë aspak.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Stambolli ka 3 fluturime në ditë me Tiranën.
Vathi: Më shumë ka, deri në 5 në ditë. Airalbania fluturon 3 herë në ditë, Pegasus deri ën dy herë.
Xhafo: A është Stambolli destinacioni i preferuar i shqiptarëve për festat e nëntorit?
Vathi: Stambolli është një nga destinacionet. Ka me dhjetëra destinacione ku turistët shqiptarë lëvizin drejt Europës, Stambollit, Dubait apo destinacioen të tjera.
Xhafo: Në një analizë të REL theksohej se Turqia është destinacioni i preferuar edhe për europianët, por kjo para atentatit. Vini re ju njëlloj stepie të turistëve shqiptarë veçanërisht për Stambollin?
Vathi: Nuk është ndier. Së pari ne në Ballkan veçanërisht ne shqiptarët, përgjithësisht situatat që prekin rëndë turizmin, ngjarjet politike atentatet, nuk janë ndier në atë lloj mase që ndihet në vendet perëndimore. Kjo u vërejt edhe gjatë grushtit të shtetit në Turqi, charterat vazhdonin nga Ballkani.
Xhafo: Karamuço të bën përshtypje?
Karamuço: Është interesante, por e morëm vesh vonë informacionin. Ne nuk e dinim që aty fluturonin avionët luftarakë. Kishte shumë shqiptarë që qëndronin në Turqi dhe nuk e kishin kuptuar akoma çfarë kishte ndodhur.
Xhafo: A është Stambolli një destinacion i sigurt?
Vathi: Ngjarje në Stamboll ka patur gjithmonë. Herë pas here edhe pa ndikim, por sinqerisht kjo ishte një ngjarje e veçuar, e rëndë natyrshëm, por duke qenë se nuk pati zhvillim të mëtejshëm nuk është ndier.
/Abcnews.al/