“Ukraina, garantore e sigurisë ushqimore,” Zelensky i lumtur për zgjatjen e marrëveshjes së grurit

schedule17:50 - 18 Nëntor, 2022

schedule 17:50 - 18 Nëntor, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy foli sot me homologun e tij turk Tajip Erdogan pas rinovimit të marrëveshjes së grurit.

Marrëveshja, e cila lejon kalimin e sigurt të anijeve të cilat transportojnë grurin ukrainas, u rinovua të enjten, mes shqetësimeve se Rusia nuk do të marrë pjesë përsëri. Sot, Zelenskyy dhe Erdogan diskutuan për sigurinë dhe bashkëpunimin energjetik dhe përshëndetën zgjatjen e kësaj nisme.

Zelenskyy siguroi gjithashtu presidentin turk se Ukraina do të mbetet një garantues i sigurisë globale të ushqimit.

“Në një telefonatë me presidentin Erdogan, ne vlerësuam zgjatjen e marrëveshjes së grurit”, tha ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!