A e dini për çfarë shërben xhepi i vogël në xhinse?

schedule15:52 - 18 Nëntor, 2022

schedule 15:52 - 18 Nëntor, 2022

Në xhinse ka një xhep të vogël të vendosur brenda xhepit të madh të djathtë. Ndoshta e keni pyetur veten se për çfarë shërben. Steve Jobs dikur bëri shaka se xhepi ishte bërë me qëllimin për të mbajtur një iPod. Megjithatë, kjo nuk mund të jetë e vërtetë duke marrë parasysh kohën kur u krijua iPod.

Themeluesi i kompanisë Levi Strauss e dinte përgjigjen e duhur. Ai u shpreh se xhepi i përparmë është bërë në fund të shekullit të 19-të dhe ka pasur një rol të qartë dhe domethënës. Kaubojsat mbanin orë xhepi në jelek dhe për shkak të kësaj ata shpesh i humbnin ato.

Prodhuesi i markës më të famshme të xhinseve më pas erdhi me idenë për të bërë një xhep që do të mund të ruante orët, kështu që u krijua një xhep i vogël brenda atij të madh. Ky ishte vendi më i mirë për kaubojët që të vendosnin orën e tyre dhe ta kishin lehtësisht të arritshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!