Milinkoviç i paraqet dorëheqjen presidentit Gjici

schedule11:27 - 10 Dhjetor, 2017

schedule 11:27 - 10 Dhjetor, 2017

Mladen Milinkoviç mbetet sërish trajner i Kukësit edhe pas humbjes me Lushnjen. Presidenti Gjici nuk pranoi dorëheqjen dhe i dha edhe një shans në krye të skuadrës.

Me siguri ishte humbja më e hidhur në karrierë.
Mladen Milinkoviç nuk e donte veten gjatë ndeshjes ndaj Lushnjes në “Zeqir Ymeri” dhe katastrofa e Kukësit të tij me shifrat 1-3 e bëri që ta kishte të lehtë vendimin që duhej të merrte.

Milinkoviç: “Është turp, një turp i madh, duke filluar nga ne, nga stafi teknik e duke përfunduar tek lojtarët. Kur pëson një humbje të tillë turpëruese edhe unë s’gjej fjalë si të shprehem. Unë e kam marrë vendimin tim, por do t’ia them më parë presidentit, pastaj do ta bëj publik”.

Milinkoviç u takua me presidentin Gjici dhe besohet se i paraqiti dorëheqjen, edhe pse numi 1 i klubit i dha edhe një shans.
Në të kundërt, fitorja e bëri me krahë trajnerin e Lushnjes, Hysen Dedjen.
Shkodrani u shpreh i bindur sesi do të jetë e ardhmja.

Dedja: “Mendoj se kjo na ndihmon shumë, përveç 3 pikëshit na ndihmon shumë dhe në anën psikologjike të këtyre djmeve. Se nuk jemi në, të marr shembullin, të më falin, si ekipi i vjetshëm i Peshkopisë që u dorëzua që në fillim. Ne do të luftojmë deri në fund. Mendoj që me këtë grup lojtarësh, me këtë skuadër kështu si stërviten ne do të shpëtojmë”./abcnews.al