Politikani gjerman: Nuk kemi qenë kurrë më të rrezikuar se sot, kemi gabuar me Rusinë

schedule12:42 - 18 Nëntor, 2022

schedule 12:42 - 18 Nëntor, 2022

Wolfgang Schäuble është shprehur i shqetësuar për situatën në botë, duke theksuar se prestigji i Gjermanisë është dëmtuar, ndërsa pranoi gabimet që ai dhe partia e tij (CDU) kanë bërë përballë Rusisë.

“Prestigji i Gjermanisë është dëmtuar rëndë,” thotë ish-presidenti i Parlamentit Federal dhe deputeti i Partisë Demo-kristiane (CDU) Wolfgang Schäuble për 50 vite.

“Asnjëherë më parë nuk kam e ndjerë se situata botërore është aq kërcënuese sa është sot,” theksoi ai në një intervistë, duke iu referuar veçanërisht Rusisë .

Që nga koha e tij si Sekretar i Brendshëm, ai tha se duhet ta kishte kuptuar se çfarë po ndodhte.

“Kam biseduar me homologun tim rus atëherë se si mund të luftojmë terrorizmin së bashku. Pasi ne të gjithë e pamë se çfarë bëri Rusia në Çeçeni. Mund të kishim dëgjuar edhe presidentin e atëhershëm të Polonisë, Lech Kaczynski, i cili pas sulmit të Rusisë ndaj Gjeorgjisë paralajmëroi se “në fillim Gjeorgjia, pastaj Ukraina, më pas Moldavia, më pas Balltiku, pastaj Polonia”.

“Ai kishte të drejtë”, thotë  Schäuble, i cili megjithatë nuk fajëson ish-kancelarin për ndjekjen e kësaj politike.

“Angela Merkel nuk ishte e vetmja që kërkonte të blinte gaz të lirë nga Rusia. Ekonomia, qytetarët, të gjithë e pranuan me kënaqësi”, shtoi ai, duke shtuar faktin që ish-kancelarja e ka të vështirë të pranojë se janë bërë gabime në politikën ndaj Rusisë.

I pyetur për “kancelarët e mëdhenj” të Gjermanisë, Schäuble i referohet Konrad Adenauer, Willy Brandt dhe Helmut Kohl .

“Lista aktualisht është e plotë”, thekson ai dhe përmend se është ende herët për të gjykuar nëse ka vend në këtë listë për Angela Merkel.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!