Dhunuan ish-shefin e komisariatit në Dibër, nis hetimi për dy persona

schedule09:06 - 18 Nëntor, 2022

schedule 09:06 - 18 Nëntor, 2022

Policia e Dibrës ka nisur hetimin për dy persona, të cilët ditën e djeshme dyshohet se kanë goditur ish-shefin e komisariatit Robert Aga.

Blutë bëjnë me dije se referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”,  për  shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.

Lexo edhe: Ish-shefi i komisariatit sulmohet përpara Gjykatës në Dibër

“Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰,  në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas burimeve të ABC, Aga ishte duke hyrë në seancën gjyqësore ku akuzohet për krim electoral në kuadër të dosjes 184.

Në momentin duke pritur para Gjykatës dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa persona.

/Abcnews.al/