Pesë persona humbën jetën kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua sot në shtetin qendror të Meksikës, Aguascalientes.
Momenti i rrëzimit të helikopterit është kapur nga kamerat e sigurisë. Në videon e transmetuar nga mediat meksikane, helikopteri shihet duke dalë jashtë kontrollit dhe duke u rrëzuar në tokë.
Asnjë nga pesë personat në bordin e helikopterit nuk mbijetoi.
Lexo edhe: Rrëzohet helikopteri në Meksikë, vdesin pesë persona
Mes viktimave është edhe një zyrtar i lartë i pushtetit vendor.
Edhe pse hetimet për shkakun e aksidentit janë duke vazhduar, guvernatori Teresa Jimenez Esquivel tha në një konferencë për shtyp se nuk ka të dhëna për aktivitet kriminal./Abcnews.al/