Eksperti i ekonomisë dhe financave, Pano Soko, në një lidhje me “radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, komentoi deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, gjatë asamblesë së Dhomës Amerikane të tregtisë.
Ai tha se mesazhi ishte i qartë, mungesa e drejtësisë sjell frikë tek investitorët e huaj.
Soko theksoi se mungesa e drejtësisë nuk mban larg vetëm investitorët amerikanë, por të gjithë investitorët e huaj.
“Nuk janë vetëm investitorët amerikanë që pengohen, por dhe investitorët e huaj. Drejtësia është një element kyç në investimet e huaja, pasi një investitor i huaj nuk vë në risk paratë e veta në një vend që nuk ka drejtësi. Kjo ka qenë një nga arsyet që kanë penguar investitorët e huaj në Shqipëri”, tha Soko.
/Abcnews.al/