SPAK ka nisur hetimet lidhur me aferën e inceneratorëve.
Sipas BW, fondet për incenetarorin e Tiranës i kanë kaluar Fierit dhe SPAK ka nisur hetimet lidhur me arsyen e transferimit të fondeve.
Bëhet me dije se përgjegjëse për kontrollin e transferimit është ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Ndërkohë, ditën e djeshme 11 urdhër-arreste u firmosën nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie.
Për 5 prej tyre vendimi u ekzekutua, teksa 5 të tjerë janë jashtë territorit të vendit.
Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k./Abcnews.al/