Një grup prej 20 personash kanë hyrë këtë të enjte në një supermarket në Patra për të vjedhur produkte të shumta ushqimore.
CNN Greece shkruan se grupi i hajdutëve hynë në supermarket, secili me një shportë me vete, i mbushëm plot e për plot me produkte ushqimore dhe u zhdukën, duke u larguar me vrap nga supermarketi.
Policia e Patrës po punon për kapjen e tyre.
Sipas informacioneve të deritanishme, vjedhja dyshohet të jetë bërë në kuadër të lëvizjes së sindikatave aktiviste në Greqi, që kanë ngritur zërin për shtrenjtimin e çmimit të produkteve ushqimore në vend.
Ky konstatim është bërë pasi, grupi i hajdutëve me të dalë nga supermaketi kanë shpërndarë ushqimet ne kalimtarë të rastësishëm në zonën rreth supermarketit./abcnews.al/