“Ka sjellje satanike,” Açka për Ramën: Ka kaluar nga armik i ujit e briskut te sindromi i kukullës së lumtur

schedule13:25 - 17 Nëntor, 2022

schedule 13:25 - 17 Nëntor, 2022

Deputetja demokrate Flutura Açka ka kritikuar nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese që përdori ndaj opozitës të enjten e kaluar.

Ndërsa e cilësoi sjelljen e kryeministrit si satanike, Açka kujtoi se ndërsa e quan opozitën të pafe, kryeministri është duke harxhuar miliona euro duke “u hequr skalpin shqiptarëve.”

Po ashtu, deputetja demokrate e pyeti kryeministrin se ku e ka tashmë “vëllain e tij” serb ndërkohë që kanë nisur tensionet në veri të Kosovës.

“Shtëpinë e ke europiane, por nuk të punon pragu. Erdhi këtu e feu opozitën, na tha të pafe, të pa din, të pa iman, rublaxhinj e të tjera. Deri tani, problemi është çfarë ka ndodhur? E njoh prej 25 vitesh që është në politikë.  Ka pasur gjithë të drejtën që të bëjë vërejtje ndaj atyre që janë në pushtet.

Këtij njeriu i ka ndodhur një metamorfozë, nga sindromi i Diogjenit, armik u briskut dhe I ujit. Ka shkuar te sindromi i kukullës së lumtur. Që nuk bie në tokë asnjë herë…Është një sjellë thjesht satanike. Jam e detyruar të qëndroj në këtë pikë. Kush qenka ky që na thotë ne jemi të pafe. Ky që harxhon miliona euro në ajër, duke u hequr skalpin shqiptare për publicitetin e tij…” /abcnews.al/