Manjati australian jep 500 milionë dollarë për rindërtimin e Ukrainës

schedule10:42 - 17 Nëntor, 2022

schedule 10:42 - 17 Nëntor, 2022

Manjati australian, Andreë Forrest, ka njoftuar një donacion prej 500 milionë dollarësh, i cili është pjesë e një fondi investimi ndërkombëtar prej 25 miliardë dollarësh, i krijuar për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës.

Iniciativa do të fokusohet në ndërtimin e projekteve të infrastrukturës në energji dhe komunikim, duke përfshirë një rrjet energjie të gjelbër, sipas një njoftimi për shtyp.

Zelensky përshëndeti investimin dhe duke thënë se kjo do të ndihmonte Ukrainën të bëhet ekonomia me rritjen më të shpejtë në Europë.

“Andreë dhe unë kemi rënë dakord se do të mbështetemi tek teknologjia më e fundit për rindërtimin e Ukrainës”, tha Zelensky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!