Nëse mendoni se gjëja më e rëndësishme është të provoni pozën përfundimtare për të përmirësuar jetën tuaj seksuale, atëherë e keni gabim! Do të habiteni, por jeta juaj seksuale do të jetë më e gjallë nëse e rregulloni vetë shtratin tuaj. Studimi i fundit tregoi se ky aktivitet përmirëson seksin.
Studiuesit anketuan rreth 2000 njerëz për ritualet e tyre të mëngjesit dhe se si ato ndikojnë në jetën e tyre seksuale. Ata arritën në përfundimin se gratë që rregullojnë rregullisht shtratin e tyre, bëjnë seks tri herë në javë. 42 për qind e të anketuarve kanë pranuar se janë të “fikur” kur partneri nuk e rregullon shtratin.
Njerëzit që rregullojnë shtretërit konsiderohen të rregullt dhe produktivë dhe për këtë arsye më tërheqës. Është vërtetuar gjithashtu se njerëzit më të rregullt janë përgjithësisht më të vlefshëm, kështu që ata gatuajnë më shpesh. Dhe ju e dini shumë mirë se sa e rëndësishme është një kuzhinë e mirë për burrat./abcnews.al