Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një makinë e cila ndodhej në një pjesë qendrore të Stambollit.
Makina që ndodhej në zonën e Fatihut është përfshirë menjëherë nga flakët.
Për pasojë kanë marrë flakë edhe makinat aty pranë.
Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një “goditje” terroriste.
⚡️car explosion in Istanbul pic.twitter.com/6Ym6cAS8Mu
— Russian Market (@runews) November 15, 2022
Pamjet nga vendi i ngjarjes janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale. Në vendngjarje kanë qenë edhe ambulancat. Megjithatë, nuk ka raporte zyrtare për të vdekur apo të plagosur./Abcnews.al.