Disa vite më parë, Henrikh Mkhitaryan foli për këshillat që Jurgen Klopp i dha kur punonin së bashku në Dortmund.
“Kur mbërrita për herë të parë te Borussia, Klopp më tha: “Heinrich, nuk duhet të mendosh për futbollin gjatë gjithë kohës”, tha Mkhitaryan për revistën 11 Freunde. Me kalimin e kohës, fillova të kuptoja se për çfarë po fliste. Gradualisht ndryshova. I jam shumë mirënjohës Klopp. Ai bëri një punë të mirë me gjendjen time mendore”.