Këngëtarja izraelite proteston kundër Kanye West me veshjen e saj, detaji që tërhoqi vëmendjen në MTV EMA

schedule16:10 - 15 Nëntor, 2022

schedule 16:10 - 15 Nëntor, 2022

Ylli izraelit i muzikës pop, Noa Kirel ka tërhequr vëmendjen me veshjen e saj në MTV EMA 2022 që u mbajt të dielën në Düsseldorf, Gjermani. Ajo eci në tapetin e kuq e veshur me pantallona në të cilat ishte stampuar fytyra e Kanye West duke mbajtur një qëndrim kundër komenteve të tij antisemitike.

Kirel kompletoi veshjen e saj me dhjetëra zinxhirë ari me Yllin e Davidit dhe simbolin Chai – simboli hebraik i jetës. Duke folur për mediat, këngëtarja tha se qëllimi i saj ishte të vishte një veshje me një mesazh për të gjithë botën. Siç tha ajo, “një artikull që sinjalizon se jam edhe hebre edhe izraelite”.

Israeli singer Noa Kirel wears outfit with Kanye West's face ...

” Ne kemi përjetuar shumë antisemitizëm, veçanërisht në dritën e deklaratave të Kanye West,” shtoi ajo. “Jam krenare që jam një artiste izraelite që përfaqëson Izraelin në botë.” Kujtojmë që Kirel do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision Song Contest 2023, që do të mbahet në muajin maj.

Israeli popstar Noa Kirel walks down MTV red carpet with daring Kanye West  outfit

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!