Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i Jashtëm holandez nga Kievi: Duhet të shohim se çfarë po bën Rusia, jo çfarë thotë

schedule15:49 - 15 Nëntor, 2022

schedule 15:49 - 15 Nëntor, 2022

Ministri i Jashtëm holandez, i cili ndodhet në një stehimore pas sulmeve me raketa ruse në Kiev, tha për CNN se ishte e rëndësishme t’i kushtonim vëmendje asaj “çfarë bën Rusia,  dhe jo asaj që thotë”.

Wopke Hoekstra mbërriti të martën në mëngjes për një takim me zyrtarët ukrainas.   Sulmi me raketa i së martës, tha ai, tregon sërish për “gatishmërinë e Putinit për t’iu drejtuar metodave kriminale”.

“Për këtë mund të ketë vetëm një përgjigje,” tha ai. “Dhe kjo do të thotë të vazhdojmë – të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, të vazhdojmë të dërgojmë armë, të vazhdojmë të punojmë për drejtësinë, të vazhdojmë të punojmë për ofrimin e ndihmës humanitare.”

abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!