Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për protestën e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para godinës së Kryeministrisë. Për kreun e qeverise ajo ishte një çorbë e parë prej 30 vitesh.
Edi Rama ka theksuar se kjo ishte thjeshtë një protestë partishë, pasi sipas tij organizohej nga një “non grata” dhe një spiun.
Protestuesit, Rama ka thënë se, ishin militantë të PL dhe të PD, ndërsa theksoi se i vjen keq për ta, që shkojnë pas dy personash që janë paguar për të bërë dëme ndaj Shqipërisë.
“Akuza pa fakte. PD është financuar me para ruse 500 mijë dollar, është një fakt i dokumentuar, është një fakt i zbuluar në media në SHBA. I përqeshur gjerësisht këtu tek ne. Është konfirmuar nga raporti i Shërbimit Sekret Amerikan CIA. Ndërkohë akuzat me serb apo të tjera, janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim nongratash dhe spiunësh për një investim që do të jetë krenari Kombëtare se do të transformojë Durrësin dhe ekonominë e tij. Do të rris vlerën e pasurive të patundshme. Në të gjithë Durrësin, do të rris vlerën dhe çmimet e hoteleve. Do të rrisë punësimin.” U shpreh fillimisht Rama.
“Ne jemi në anën e dinjiteti dhe krenarisë kombëtare. Nuk lë rast pa e lartësuar Shqipërinë, të tjerët Non Gratat e turpërojnë emrin e Shqipërisë. Qoftë edhe me emrin e tyre jo më kur hapin gojën nuk ka asgjë më shumë për të ardhur keq.”
“Bëjnë akuza në hava. Pa asnjë fakt nuk kanë.”./abcnews.al/

