Dy avionë të vjetër të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë përplasur dhe kanë përfunduar në tokë gjatë një shfaqjeje ajrore në shtetin amerikan të Teksasit, duke u marrë jetën të paktën dy personave.
Pamjet tregojnë mjetet fluturuese teksa përplasen me njëri-tjetrin në lartësi të ulët ndërsa njëri prej tyre ndahet në gjysmë.
Avionët, një prej tyre një Boeing B-17 Flying Fortress, po merrnin pjesë në një shfaqje ajrore përkujtimore pranë Dallasit. Nuk dihet ende sesa persona ndodheshin në bordin e dy avionëve. Ekziston po ashtu mundësia që deri në gjashtë persona mund të kenë vdekur në përplasje. /abcnews.al/