Inter tashmë ka një objektiv të vjetër në radhët e repartit të sulmit.
Zikaltërit janë në kërkim të elementëve që mund të forcojnë skuadrën e Simone Inzaghit në merkaton e janarit. Sipas edicionit të sotëm të “Gazzetta dello Sport”, të dhënat të çojnë te Marcus Thuram.
Kontrata e sulmuesit francez skadon në qershor me Borussia Monchengladbach dhe zikaltërit mund të rikthehen përsëri të tentojnë transferimin e tij./ h.ll/abcnews.al