Me qindra flamuj shqiptarë, apo edhe flamuj të Republikës së Kosovës janë vendosur në Veri në pikat ku “ndahen” shqiptarët dhe serbët me qëllimin për të krijuar psikologjikisht vijën e fronit. Në një lidhje direkte me “Log” me Endri Xhafon, analisti Nexhmedin Spahiu thotë se flamujt janë vendosur nga shërbimet inteligjente serbe me qëllim.
Siç konfirmoi edhe gazetarja e ABC Linda Karadaku, flamujt kombëtarë dhe ata të Shqipërisë janë vendosur në mëhallën e Boshnjakëve.
“Nëse s’i ka ngjitur qeveria e Kosovës, cili patriot ka harxhuar aq lekë për ata flamuj, jo do ta bëjë vetëm dikush që nuk do stabilitet,” thotë Spahiu.
Po ashtu, Nexhmedin Spahiu tregoi skenarët e mundshme nëse nuk ka një marrëveshje që nuk po tregohet me qëllim deri në momentin e duhur.
“Nëse bëhet marrëveshje, parlamenti duhet të miratojë një ligj special…prandaj kanë lënë vend edhe për këtë. Por një dorëzim kaq paqësor pret deri në momentin kur të nisë konfiskimi apo gjobitja e makinave. Kur mund të nisin incidentet e para. Arsyeja për ta sulmuar Serbinë është vetëm nëse ajo sulmon trupat ndërkombëtare në Kosovë. Të bombardohet Serbia, duhet të bombardohet Prishtina e para.” /abcnews.al/