Edhe pse ka kaluar më shumë se një shekull nga kjo tragjedi, në fund të Oqeanit Atlantik, anija e famshme është “gllabëruar” nga bakteret dhe është shkatërruar plotësisht.
Sipas ekspertëve, do të duhen edhe dy dekada që anija të zhduket plotësisht.
“Titanik” ishte 269 metra i gjatë, 28 i gjerë, 32 metra i lartë dhe peshonte 46,000 tonë. Motori i anijes punonte me qymyr, i cili ushqehej nga 176 djegës dhe çdo ditë anija hidhte 100 tonë hi në oqean.
Në bord kishte 20 varka shpëtimi, katër prej të cilave ishin të papërdorshme. Ndalesa e fundit e Titanikut është fundi i Oqeanit Atlantik në një thellësi prej 3748 metrash nën sipërfaqen e ujit.
Pas 73 vjetësh nga fundosja, anija u gjet dhe me të u gjetën rreth 1000 artefakte, të cilat më vonë u gjetën në muzetë në mbarë botën. /G.D abcnews.al/