Ulje temperaturash reshje shiu dhe borë, çfarë ndodh me motin në fundjavë

schedule16:50 - 11 Nëntor, 2022

schedule 16:50 - 11 Nëntor, 2022

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshje shiu të herë pas herëshme me intensite të ulët në zonat malore e reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në qendër dhe jugperëndim të vendit.

Sipas SHMU në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje të dobta bore.

Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.  Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karaktërit lokal. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.

Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!