Dikur e kishin vetëm Diana dhe Mbretëresha Elizabeth, cili është pivilegji që iu dha Kate në dasmën e saj

schedule15:40 - 11 Nëntor, 2022

schedule 15:40 - 11 Nëntor, 2022

Princi William dhe Princesha e Uellsit, Kate Middleton, u martuan në vitin 2011 dhe dasma e tyre ishte kryefjalë në mbarë botën. Megjithatë, çiftit iu lejua diçka që ishte e ndaluar për disa anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Kishte shumë fotografi që tregonin Kate duke ecur në korridor në Westminster Abbey me babain e saj Michael Middleton, përpara se të bashkohej me burrin e saj të ri, Princin William, por me të gjithë sytë te fustani i saj i nusërisë Alexander McQueen, të shumtë ishin njerëzit që nuk e vunë re që princesha ishte duke ecur në një tapet të kuq.

Jo vetëm që ngjyra në fjalë është mahnitëse për fotot, por thuhet se ka një kuptim të veçantë pasi supozohet se është e rezervuar për trashëgimtarët e fronit. Dikur Princi Charles dhe gruaja e tij e parë, Princesha Diana e kanë zgjedhur për këtë ngjyrë në dasmën e tyre në vitin 1981, ndërsa në dasmën e Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip ishte ngjyra e kuqe në korridor.

Nga ana tjetër, Princesha Eugenie dhe bashkëshorti i saj Jack Brooksbank kaluan në një tapet blu në vitin 2018. Princi Andreë dhe Sarah Ferguson dhe Princesha Anne me burrin e saj të parë Mark Phillips kishin gjithashtu tapete blu.

Nga ana tjetër, Princi Harry dhe Meghan Markle zgjodhën të mos kishin fare tapet në dasmën e tyre./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!