Kryebashkiaku i Betlehemit: Trump u dorëzua ndaj presioneve

schedule13:02 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 13:02 - 9 Dhjetor, 2017

Anton Salman, kryebashkiaku I Betlehemit reagoi ashpër ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të shtetit të Izraelit.Sipas tij presidenti Trump synonte të përforconte pozicionin e tij të dobët në Shtëpinë e Bardhë me anë të këtij vendimi si. Madje Salman shprehet se ai I është dorëzuar presionit të lobuesve hebrenj në vend. Kryebashkiaku I Betlehemit shtoi se Krishtlindjet nënkuptojnë paqe si për të krishterët ashtu dhe për muslimanët dhe Trump nuk e njeh fare situatën në Lindjen e mesme pasi atij nuk I inetereson asgjë. Kryebashkiaku është I bindur se pavarësisht deklaratës së kreut të shtëpisë së bardhë, asgjë nuk do të ndryshojë në Jeruzalem pasi komuniteti ndërkombëtar reagoi ashpër ndaj këtij vendimi. Edhe kardinali Parolin, sekretar i shtetit të Vatikanit u shpreh i shqetësuar për pasojat që mund të sjellë vendimi i Tramp duke bërë apel për qetësi dhe pjekuri./abcnews.al