Robert Lewandowski u nderua me Këpucën e Artë, një trofe i rezervuar për golashënuesin më të mirë të europës. Është hera e dytë që sulmuesi polak merr këtë çmim.
“Jam i lumtur, falenderoj ish-shokët e mi dhe Bayern Munich. Dy muajt e parë në Barcelonë ishin të komplikuara, por unë qëndrova i fokusuar. Tani jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar për këtë sfidë të re.
Jemi gati, jam i sigurt se viti i ardhshëm do të jetë shumë i mirë. Barcelona është më shumë se një klub. Faleminderit shumë”, është shprehur sulmuesi polak./h.ll/abcnews.al
Robert Lewandowski picks up his Golden Boot ? pic.twitter.com/K9AT80RNs3
— ESPN FC (@ESPNFC) November 9, 2022