Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale orët e vona të natës.
Forcat Policore Shqiponja në Vlorë kanë ndjekur një 42-vjeçar për rreth 15 minuta, pasi ky i fundit nuk i është bindur patrullës së policisë.
Abc mëson se 42-vjeçari Hasan Hasanaj, banues në lagjen Partizani Vlorë u arrestua rreth orës 01:50
Ky shtetas lëvizte me automjetin e tij tip Porsche ngjyre Blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit te ligjshëm te patrullës Shqiponja 1 për te ndaluar por u largua me shpejtësi ne brendësi të lagjes Isa Boletini.
42-vjeçari ishte i maskuar, ndalimi dhe prangosja e tij u bë në një e rruge dytësore pas rreth 15 minutash ndjekje.
Në momentin e prangosjes i maskuari tha se ishte konfliktuar te një klub nate “Club Calvin” dhe për ketë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.
Gjate kontrollit te mjetit u gjet një maske, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit.
Gjate testit te kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personin ishte në gjendje të dehur, me testin 1.410 mgl.
Ndër të tjera Policia konstatoi se i maskuari kishte hematoma në fytyrë, për rrjedhojë 42-vjeçari kërkoi ndihmë mjekësore nga policia pasi ka thënë se e kishin goditur disa persona te “Club Calvin”.
42-vjeçari u shoqërua për ndihmë në spitalin rajonal Vlorë ku dhe u shtrua për analiza të mëtejshme dhe ruhet nga patrulla e rendit.
Ndërkohë burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se gjatë ndjekjes personi ka rrezikuar jetën e efektivëve të policisë, duke tentuar ti godasë me automjet.
/abcnews.al/