Nga Leontina Nika
I pari lirik shqiptar, Mihal Ciko, nderohet në 120 vjetorin e lindjes në Teatrin e Operas dhe Baletit përmes një koncerti me një repertor që lidhet me figurën e këtij personaliteti. I biri Zhani Ciko, i mbështjellë me emocione nga holli i operas, ku ai e ka drejtuar për 10 vite thotë se ndihet krenar që ai ishte një shërbëtor i muzikës edhe në kohë të vështira.
“Babai im Mihail Ciko eshte i pari artist lirik shqiptar që ka hapur artin vokal në Shqipëri. Nga bankat e “Mësonjëtores së parë” tek studimet për kanto në Bukuresht, që u konsoliduan më tej në konservatorin “Giuseppe Verdi” të Milanos, Mihal Ciko talentin dhe edukimin e tij e investoi në vendlindje. Që në vitet ’20 bashkë me personalitete të artit e kulturës si Lasgush Poradeci, Vangjush Mio e të tjerë ai nisi të jap kontributin e tij në vend e më pas në themelimin e Filarmonis së Opers dhe hpajen e degës së kantos.”
Fraku elegant i Mihal Cikos i qepur nga rrobaqepësit e Korçës, pianoja dhe disa prej veprave operistike, i janë dhuruar Teatrit të Operas dhe Baletit nga i biri. Ciko kujton edhe ndihmesën që ka dhënë i ati në njohjen e origjinës së aktorit Aleksandër Moisiut, me të cilin ka patur miqësi
Historia e muzikës lirike shqiptare është e lidhur ngusht ne emrin e Mihail Cikos si interpret, krijues dhe pedagogë i Katedrës së Operas. Viktor Gjika e Teodor Laço e kanë përjetësuar krijimtarinë e historinë përtej saj të Mihal Cikos, përmes dokumentarit “Rrënjët”, që u shfaq edhe në këtë përvjetor lindje. /abcnews.al/