Hoxha zbardh telefonatën me Dyrmishin: Policët e gënjyen, i thanë se do e çonin në Tiranë

schedule13:57 - 8 Nëntor, 2022

schedule 13:57 - 8 Nëntor, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer në Abc Live të gazetares Sibora Bitri, telefonatën me Spartak Dyrmishin, i cili u ekstradua drejt Greqisë pa asnjë procedurë ligjore.

Hoxha tha se në momentin që Dyrmishi është vetë dorëzuar në policinë e Vlorës ka marrë sigurinë nga vetë Drejtori i Policisë se nuk do të ekstradohej në Greqi pa mbërritur më parë dosja e tij.

Sipas Hoxhës, Dyrmishit i ishte thënë se do ta nisnin drejt Tiranës, por në Levan furgoni i policisë është kthyer drejt Gjirokastrës dhe më pas në Kakavijë ku dhe ju është dorëzuar autoriteteve greke.

Dje më ka kontaktuar Spartak Dyrmishi dhe më ka treguar të gjithë histori.  Dyrmishi më bëri me dije se u dorëzua me mirëbesim, i tyhanë do të çojmë në Tiranë, por kur kanë ardhur në Levan furgoni është kthyer për Gjirokastër, dhe i kanë thënë do të bëjmë një verifikim në Kakavijë”, tha Hoxha.

Hoxha rrëfeu gjithashtu se policët shqiptarë kanë bërë një tjetër shkelje të rëndë në kufi, pasi kanë firmosur ata në emër të Dyrmishit, sikur ky i fundit po kthehej me dëshirë në Greqi.

Ai ju bëri thirrje autoriteteve që të nisin menjëherë hetimin dhe të vënë para përgjegjësisë të gjithë personat që kanë shkelur ligjin.

Pasaportën e kanë patur policët, dhe është kaluar në kufirn grek pasi një polic ka firmosur sikur ai po shkonte me dëshirë në Greqi. Pasaporta është firmosur nga një oficer i Shqipërisë. Zyrtarisht figuron sikur Dyrmishi ka hyrë vetë në Greqi, çmenduri. Ai u është dorëzuar grekëve me pranga, grekët e kanë firmosur sërish vetë hyrjen e tij”, tha Hoxha.

/Abcnews.al/