Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kishte shkuar për punë sezonale, shqiptari gjendet i groposur në një plazh në Greqi, çfarë dyshon policia

schedule10:53 - 8 Nëntor, 2022

schedule 10:53 - 8 Nëntor, 2022

Një shqiptar është gjetur i groposur në një plazh në Kalamata të Greqisë.

Mediet vendase bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket një 31-vjeçari me origjinë shqiptare. Trupi i pajetë u gjet nga policia greke ditën e djeshme 7 nëntor, ndërsa mësohet se ka plagë të rënda në kokë.

Dyshohet se i riu, shkonte në këtë zonë për të punuar si punëtor sezonal. Ndërkohë ende pritet rezultati përfundimtar nga ekspertiza mjeko-ligjore lidhur me vdekjen e 31 vjeçarit. Aktualisht ngjarja po hetohet si vrasje e mundshme.



Policia po heton rrethanat e ngjarjes.  Pistat kryesore që po heton policia janë  vrasja dhe vetërvrasja.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!