SHBA pezullon fluturimet mbi Iran, Trump: Urdhërova sulm por u tërhoqa

schedule13:55 - 21 Qershor, 2019

schedule 13:55 - 21 Qershor, 2019

 

Presidenti amerikan Donald Tramp ka urdhëruar fillimisht një sulm ushtarak ndaj Iranit, por më pas është tërhequr. Sipas raportimeve të Nju Jork Tajms nuk dihet ende nëse sulmi thjesht është shtyrë në kohë. Ndërkohë shtetet e bashkuara të amerikës kanë pezulluar fluturimet në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Irani.

‘Autoriteti për transportin ajror amerikan i ka ndaluar operatorëve amerikanë që të fluturojnë në hapësirën ajjrore të kontrolluar nga Teherani sipër ngushticës së Hormuz dhe Gjirit të Omanit. Vendimi lidhet me rikthimin e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Sipas Nju Jork Tajms, Donald Trump fillimisht kishte miratuar një sulm ushtarak ndaj vendit pas rrëzimit të dronit amerikan por më pas plani u pezullua.

Nuk është e qartë nëse Kreu i SHtëpisë së bardhë ka ndryshuar  mendje apo adiministrata rovlerësoi planin për problemet logjistike. Gjithashtu nuk është e qartë nëse sukmet thjesht janë shtyrë në kohë, raporton e përditshmja amerikane.

Sulmi duhej të kishte ndodhur para perëndimit të së premtes në Iran për të minimizuar rrezikun për civilët. Shtëpia e Bardhë është e ndarë për sa i përket planit: sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo, këshilltari për sigurinë kombëtare Xhon Bolton dhe drejtoresha e CIA-s Xhina Haspel ishin pro një sulmi ushtarak ndaj republikës islamike

Ata që u treguan skeptikë ishin zyrtarët e Pentagonit, të bindur se një veprim i tillë do të kishte shkaktuar një përshkallëzim duke vënë në rrezik forcat amerikane në zonë. Liderët e kongresit ishin informuar për planet e administratës gjatë mbledhjes së mbajtur të enjten në dhomën e situatave të SHtëpisë së Bardhë

Për sa i përket rrëzimit të dronit amerikan, ambasadori Iranian në Kombet e bashkuara i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për t’i treguar detajet e asaj që ndodhi. Sipas asaj që shkruhet në letër droni amerikan kishte marrë paralajmërime të përsëritura me anë të radios që të mos hynte në hapësirën ajrore të Teheranit. Ambasadori Iranian theksoi se mjeti ishte impenjuar në një operacion të qartë spiunazhi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!