Basha publikon videon para protestës dhe fton qytetarët ti bashkohen

schedule10:46 - 21 Qershor, 2019

schedule 10:46 - 21 Qershor, 2019

Kreu i opozitës Lulzim Basha me një postim në rrjetet sociale ka ftuar gjithë shqiptarët të bashkohen në protestën e sotme të thirrur në orën 20.00.

“Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjithë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! ShqipëriaSiEuropa”, – shkruan kreu demokrat në postimin e tij të shoqëruar me ftesën video.

Në mesazhin video Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin. “Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët. Lukunia e hienave u demaskua Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen!” – thuhet në spotin e shpërndarë në rrjetet sociale./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!