Vijon projekti për pyllin orbital në Tiranë, mbillen 150 pemë

schedule12:15 - 9 Dhjetor, 2017

schedule 12:15 - 9 Dhjetor, 2017

Nga një hapësirë që dikur përdorej si vend grumbullim mbetjesh urbane dhe inertesh, zona para digës së liqenit  të thatë ne Tirane po merr formën e një pylli të vogël. Bashkia vijoi me mbjelljen 150 pemëve të tjera. Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj vlerësoi faktin që pjesë e këtij aksioni janë bërë jo vetëm institucionet shtetërore, por edhe sipërmarrës e individë privatë. Veliaj theksoi se synimi afatshkurtër i bashkise është që fillimisht të vijojë mbjellja e pemëve në gjithë pjesën jugore të unazës së madhe për të mbërritur deri në zonën e Liqenit të Farkës, ku gjithashtu po vijon gjelbërimi dhe pyllëzimi i zonës. Kryetari i bashkise perseriti  thirrjen per bizenset  dhe individët që të dhurojnë pemë dhe të kontribuojnë për te pasur një qytet më të mirë./abcnews.al