Liverpool dhe Real Madrid do të përballen me njëri-tjetrin për fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Klopp ka folur duke deklaruar se mezi po pret dy ndeshjet dhe duke theksuar se Liverpool do të ketë sërish si armën më të madhe atmosferën që do të mbizotërojë në ndeshjen “Anfield”.
“Kjo është Liga e Kampionëve! Është një ngjarje e madhe dhe të jep emocione. Jemi përballur me Real Madridin në finale. Reali ka paraqitje mbresëlënëse në Champions League. Por as paraqitjet tona në vitet e fundit nuk ishin të këqija. Në fund të fundit, ne kemi edhe Anfield. Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë kjo”.
“Do të jetë një takim shumë interesant. Mund të ketë edhe disa muaj për të shkuar, por të gjithë mund ta imagjinojmë se çfarë atmosfere do të jetë në këto dy ndeshje. Kemi pak kohë deri atëherë, por ky short na jep diçka për të pritur. /G.D abcnews.al/