Krerët e shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të BE-së kanë dhënë të enjten dritën jeshile për rinovimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Masat e reja ndëshkuese do të zgjasin 6 muaj për shkak të qasjes së Moskës ndaj marrëveshjes së Minskut. Vendimit i parapriu një fjalim i presidentit francez Emanuel Makron dhe kancelares gjermane Merkel, të cilët shpjeguan se si moszbatimi i marrëveshjes së Minskut nga ana e Kremlinit nuk ka sjellë asnjë ndryshim të situatës në terren./ABC News Albania 24/7
Liderët e BE-së rinovojnë sanksionet ndaj Rusisë
schedule23:20 - 20 Qershor, 2019
schedule 23:20 - 20 Qershor, 2019