Ngjarja tradicionale festive e Krishtlindjeve në Westminster Abbey po përgatitet nga Princesha e Uellsit. Ashtu si vitin e kaluar, ku Kate Middleton tërhoqi vëmendjen duke luajtur në piano, edhe këtë vit ajo po përgatitet të shkëlqejë.
Ngjarja në fjalë zhvillohet pak para Krishtlindjeve, këtë vit do të zhvillohet më 15 dhjetor, kur familja mbretërore e Anglisë këndon këngët e Krishtlindjeve.
Nëpërmjet këtij eventi, këtë vit, Princesha e Uellsit dëshiron të nderojë Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth dhe veprat e saj.
“Ngjarja e këtij viti do t’i bëjë homazhe Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth dhe vlerave që ajo demonstroi gjatë gjithë jetës së saj, duke përfshirë ndjeshmërinë, dhembshurinë dhe mbështetjen për të tjerët. Këto autoritete përfaqësohen nga të ftuarit në Abbey”, thuhet në njoftim.
Natyrisht, në këtë event special që do të transmetohet nga ITV në prag të Krishtlindjeve do të marrin pjesë edhe anëtarë të familjes mbretërore./abcnews.al