Zvarriten punimet në Unazën e Elbasanit, mungesa e mbikalimit shkak për aksidente

schedule15:38 - 5 Nëntor, 2022

schedule 15:38 - 5 Nëntor, 2022

Dy vite nga nisja e punimeve në kryqëzimin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd, projekti ende s’ka përfundur.

Kompania  “Vëllezërit Hysa” dhe “Ergi sh.p.k”, financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk kanë zbatuar afatet e vendosura në kontratë. Projekti me vlerë mbi 316 milionë lekë, u ndërpre për shkak të një problemi teknik dhe ende nuk ka rifilluar.

Në projekt parashikohej ndërtimi i Rrugës së Re të Varrezave dhe i mbikalimit hekurudhor që përshkon Unazën Jugore dhe segmetin hekurudhor me një gjatësi rreth 800 metër. Kjo zvarritje po ndikon drejtpërdrejt në jetën e banorëve.

Ky investim ka për synim hapjen e një kryqëzimi të ri, që të con për në varrezat publike të qytetit të Elbasanit. Por edhe pse është një premtim i kahershëm, i pushtetarëve lokal, ky investim duket se do të vijojë të zvarritet përsa i përket punimeve të këtij nën kalimi që lidh qytetin e Elbasanit me unazën e më pas në varrezat publike të qytetit.

Banorët thonë se mungesa e një mbikalimi ka shkaktuar një sërë akisdentesh, në disa raste edhe viktima.

“Kanë ndodhur shumë aksidente”, tregon një prej tyre, teksa shton se kanë frikë të kalojnë në rrugë.

Abc u interesua pranë bashkisë së Elbasanit dhe fondit të zhvillimit për zvarritjen e punimeve, por nuk morëm përgjigje. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!