Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar sekretin e flirtit të suksesshëm. Ndërsa disa njerëz janë të suksesshëm në flirtim, të tjerët jo. Hulumtimi i një ekipi nga Norvegjia ka treguar se gratë duan burra bujarë dhe të përkushtuar, ndërsa humori është arma më e fortë e flirtimit – për të gjithë.
Meshkujt padyshim preferojnë një grua që duket e disponueshme seksualisht dhe një grua që qesh me shakatë e tyre. “Ajo që është më efektive varet nga gjinia dhe nëse qëllimi i flirtimit është një marrëdhënie afatgjatë apo afatshkurtër”, tha profesori Leif Edvard Ottesen Kenner.
“Flirtimi përfshin sinjale të ndryshme që njerëzit i dërgojnë njëri-tjetrit. Kjo bëhet për të tërhequr partnerët e mundshëm”, tha profesori Kenner dhe shtoi: “Si burrat edhe gratë flirtojnë për të tërhequr vëmendjen e partnerit të dëshiruar dhe ndoshta për të arritur një rezultat seksual apo romantik”.
Burrat që duan të mbajnë një partnere për një kohë të gjatë, ndoshta për gjithë jetën, nuk duhet të duken si dorështrënguar, jobujarë apo dikush që preferon të ndryshojë shpesh partnerin. Por arma më e fuqishme në arsenalin e flirtimit është humori, i cili thuhet se funksionon pothuajse gjithmonë.
“Njerëzit mendojnë se humori, ose aftësia për të bërë një person tjetër të qeshë, është më efektive për burrat që kërkojnë një marrëdhënie afatgjatë,” tha profesori Kenner. /abcnews.al