Norvegjia njoftoi ditën e djeshme se do t’i sigurojë Rumanisë 32 avionë luftarakë F-16 të përdorur për 388 milionë euro.
Marrëveshja, e cila u nënshkrua në sfondin e luftës në Ukrainë, e cila kufizohet me Rumaninë, mbulon furnizimin e avionëve, pjesëve rezervë si dhe mirëmbajtjen dhe trajnimin e personelit teknik.
Dorëzimi do të bëhet në vitin 2023 dhe 2024 pasi avionët të përmirësohen, tha ministria norvegjeze.
“Do të jetë një kontribut i rëndësishëm për forcimin e forcave ajrore të një aleati të NATO-s dhe njëkohësisht do të krijojë vlerë për industrinë norvegjeze të mbrojtjes duke gjeneruar të ardhura për shtetin norvegjez”, tha në një deklaratë ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjorn Arild Gram.
Norvegjia kishte zgjedhur në vitet 1960 F-16 të American General Dynamics dhe kishte porositur 60 avionë.
Oslo planifikon të blejë deri në 52 avionë të tillë.
Nga ana e saj, Rumania kishte shprehur që nga viti 2021 interesin e saj për të blerë F-16 norvegjeze për të zëvendësuar MiG-21 të vjetër të prodhimit sovjetik./Abcnews.al/