Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Messi reagon ftohtë ndaj përpjekjeve të Barcelonës për ta rikthyer

schedule13:44 - 4 Nëntor, 2022

schedule 13:44 - 4 Nëntor, 2022

Lionel Messi dhe babai i tij nuk kanë qenë në kontakt me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta që nga largimi i lojtarit vitin e kaluar.

Disa anëtarë të klubit katalanas po tentojnë të krijojnë ura me shoqëruesit e Messit, por janë pritur me një reagim të ftohtë. Këtë e tha gazetari i BBC-së Guillem Balage.

Lionel Messi aktualisht luan për PSG. Kontrata aktuale e lidh sulmuesin argjentinas me klubin e Ligue 1 deri në fund të sezonit 2022/2023. Marrëveshja parashikonte opsionin e zgjatjes për një vit, por parisienët mund ta zbatojnë atë vetëm me pëlqimin e lojtarit.

Më herët u raportua se Lionel Messi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!