BBC bashkëpunon me Piranjat, zbulon rrugën e emigrantëve shqiptarë të rekrutuar nga bandat kurdo-shqiptare

schedule11:00 - 4 Nëntor, 2022

schedule 11:00 - 4 Nëntor, 2022

Media ndërkombëtare e lajmeve BBC ka bashkëpunuar me emisionin “Piranjat”  në Abc për të zbuluar rrugën e emigrantëve shqiptarë të rekrutuar nga bandat kurdo-shqiptare.

BBC i ka kushtuar një shkrim të gjatë emigrantëve shqiptarë në Britani, megjithatë me një frymë shumë ndryshe.

Lexo edhe: Transmetimi “bombë” i Piranjave në kampin e emigrantëve, gazetari: Gjithçka drejtohej nga kurdët dhe kishte dyluftime me armë

“Bandat shqiptare po përdorin kampet e emigranteve në veri të Francës si baza rekrutuese, duke ofruar të paguajnë kalimin e atyre që janë të gatshëm të punojnë në industritë e drogës në Britaninë e Madhe” kështu e nis shkrimin prestigjozja britanike.

BBC-ja ka raportuar se ka parë fshatra afër Tiranës pothuajse të boshatisura, dhe sa shumë të rinj shqiptarë po joshen drejt cakut francez. Në shkrim thuhet se në qytetin francez të Dunkirkut këtë verë shqiptarët “pushtuan” një pjesë të kampit kryesor të emigrantëve atje.

Lexo edhe: “Lutem të kemi ndonjë që di të drejtojë gomonen”, “Piranjat” zbulojnë hap pas hapi kalvarin e shqiptarëve drejt Anglisë

Një zyrtar i lartë francez ka konfirmuar se shqiptarët aktualisht po luajnë rolin e ndërmjetësve duke lidhur migrantët shqiptarë me bandat irako-kurde të kontrabandës. Qeveria britanike ka thënë se 12,000 shqiptarë kanë arritur në Britani këtë vit me anije të vogla, kryesisht burra të rinj që udhëtojnë vetëm.

Lexo edhe: 250 euro batanija, “Piranjat” vizitojnë kampin e shqiptarëve në Francë, biseda me trafikantin nga Vlora që u “premton” klandestinëve ëndrrën angleze

Një ditë më parë kryeministri shqiptar Edi Rama akuzoi Sekretaren e Brendshme Suella Braverman për ‘nxitjen e ksenofobisë’pas deklaratës së saj ku e cilësoi ardhjen e shqiptarëve në Britaninë e Madhe me varka të vogla si ‘pushtim’.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!