Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore.
Por pas mesdite vranësirat do të theksohen gradualisht, ku pasditja do të sjelli dhe reshjet e para në zonat veriore. Mbrëmja dhe nata do të gjenerojnë reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi. Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.
Kosova
Deri në orët e pasdites Republika e Kosovës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në vend alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Por parashikohet që në orët në vijim vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV gjatë paradites do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa në orët vijuese vranësirat gradualisht do të bëhen më të dukshme në vend, Ppor nuk do të mund të sjellin reshje deri në orët e mbrëmjes.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Qëndrore do të dominohen nga vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu. Gjithashtu nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur do të jetë Europa Veriore, ndërsa Lindja e kontinentit mbetet me reshje dëbore. POR në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave paraqiten Brigjet e Egjeut dhe Europa Jugperëndimore.
/Abcnews.al/