Alban Skenderaj dhe Miriam Cani po presin fëmijën e dytë. Alban Skenderaj ka mbajtur një koncert në Prishtinë dje në mbrëmje.
Mes emocioneve para një publiku të zjarrtë me më se 3000 personave të pranishëm, Albani nuk ka mundur të përmbahet pa e dhënë lajmin të cilin ai e cilësoi si atë më të gëzueshmin që mund të marrë njeriu.
Gjatë perfomancës bashkë me Miriamin, Albani zbuloi se ajo është sërish shtatzënë dhe ata po presin të bëhen prindër për herë të dytë.
Çifti kanë një vajzë me emrin Ameli ndërsa në fillim të muajit të kaluar ata kurorëzuan lidhjen e tyre me martesën në Maldive./abcnews.al