Selena Gomez ka folur për herë të parë për fotot që bëri me Hailey Bieber muajin e kaluar. Dy vajzat, që janë komentuar shumë për raportin që kanë për shkak të Justin Bieber, pozuan së bashku në një event në Akademinë e Muzeut të Filmit muajin e kaluar dhe fotot bënë xhiron e botës.
Kështu, Selena, e cila ka qenë e lidhur me Justin, dhe Hailey, gruaja aktuale e tij, i treguan botës se nuk ka asnjë hatërmbetje mes tyre. Në një intervistë, e pyetur lidhur me këtë, Selena tha se fotot nuk ishin ndonjë gjë e madhe. “Po, nuk është një punë e madhe”, tha aktorja dhe këngëtarja për Vulture.

Fotot erdhën vetëm disa javë pasi modelja mohoi thashethemet se ka qenë ajo arsyeja e ndarjes së Justin me Selenën. Hailey u shpreh se ajo dhe Selena madje kishin folur me njëra tjetrës pasi u martua me Justin dhe se nuk kishte asnjë dramë mes tyre.
:max_bytes(150000):strip_icc():focal(496x379:498x381):format(webp)/Selena-Gomez-and-Hailey-Bieber-101622-02-2000-53669c9a2cb54f04a8ba0fd2cd45481f.jpg)
/abcnews.al

