Nesër, nga ora 12:00 në Gjakovë do të protestohet për rastin e dhunës ndaj gruas së moshuar në Azilin e të Moshuarve në Pejë.
Protesta organizohet nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98\99 dhe mbahet tek lapidari “Shokët e Lirisë”.
E moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.
“Krejt bashkë të premten në ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat në Shtepitë e Pleqeve, t’i gjendemi në krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrarë në Betejën e Çabratit më 7 Maj 1999. Nënat e dëshmorëve janë nënat tona”, thuhet në njoftim.
Lexo edhe: “Shokuese, infermierja rreh të moshuarën në azil”, Daily Mail i bën jehonë skandalit në Pejë
Mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri është tronditur nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë
Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.
Video është xhiruar nga një anëtarë tjetër e stafit, teksa në video dëgjohen edhe të qeshura. Policia ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar, përfshirë edhe kujdestaren, Aurona Pelaj, që shihet duke e goditur me shuplakë në fytyrë dhe në kokë të moshuarën, e cila është e pafuqishme të reagojë.
Autorja është nga fshati Novosellë e Pejës dhe ka disa muaj që punon në këtë qendër. Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka angazhuar dy prokurorë për ta hetuar rastin. “Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëpunim kanë kryer veprën penale ‘Sulm’ dhe veprën penale ‘ndihma për kryerjen e veprës penale të sulmit” thuhet në njoftimin zyrtar.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i brendshëm, Xhelal Zveçla, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar që të gjithë përgjegjësit të çohen para drejtësisë./Abcnews.al/