Në KZAZ nr. 42 në Kavajë ka patur përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe forcave të policisë. Protestuesit tentuan të hyjnë në shkollën “3 Dëshmorët” për të nxjerrë materialet zgjedhore, por u penguan nga policia me gaz lotsjellës.
E nisen protestën në qendër të Kavajës.
Më pas të udhëhequr nga kryebashkiaku Isa Sakja u drejtuan për në KZAZ nr. 42 në shkollën “3 Dëshmorët” për të marrë materialet zgjedhore.
Punonjësit e bashkisë dhe simpatizantët e opozitës sapo mbërritën tek rrethimi i shkollës u përplasën fizikisht me policinë. Kjo e fundit reagoi me gaz lotsjellës dhe uji për të shpërndarë turmën. Protestuesit nuk arritën të hyjnë brenda ambienteve të KZAZ nr. 42.
Herë pas here edhe mbështetësit e opozitës hodhën gurë, kapsolla dhe mjete të tjera rrethanore në drejtim të policisë.
Kjo situate zgjati për gati një orë e gjysmë.
Më pas ata janë rikthyer serish në qendër aty ku e nisen duke u shpërndarë nëpër banesat e tyre.
Nuk raportohet për të lënduar apo për të shoqëruar.
Më herët bashkia Kavaje kishte kërkuar lirimi e ambienteve të shkollës nga KZAZ pas vendimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7